Deklaratat e Ramës nga Zagrebi, reagime të ashpra në Beograd

15:50 | 05/12/201815:500

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Zagreb lidhur me taksën e vendosur nga Kosova ngjalli reagime të ashpëra në Beograd. Homologia e tij serbe tha se Rama e shtrembëron me qëllim të vërtetën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të mbajtur në Kroaci. Brnabic, në një konferencë për gazetar, tha se ka menduar se Rama është një politikan i përgjegjshëm. Ajo tha se nuk ka dëshirë t’u përgjigjet “gënjeshtrave pa fakte”, por kësaj radhe është e detyruar ta bëj një gjë të tillë. Rama, tha Brnabiç, ka për qëllim shtërembërimin e së vërtetës.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Ka qenë për shkak të Interpolit apo për shkak të CEFTA-s tani? Është e pabesueshme që Edi Rama tani ka shkuar një hap tutje duke thënë se Prishtina është ankuar, por nuk ka patur reagim nga ana tjetër. Na e tregoni një dokument ku thuhet ose është evidentuar një kërkesë zyrtare”.

Kryeministrja serbe tha se Prishtina se parë është dashur të bie dakord se cili është sqarimi I tyre për vendosjen e taksës.  Por, sipas saj, nuk ekziston asnjë dëshmi se Kosova është ankuar ndonjëherë tek CEFTA.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Mendoj se puna e një kryeministri të përgjegjshëm, siç e kam menduar edhe kolegun Edi Rama, është të merreni me gjëra konkrete dhe të krijoni një mundësi për jetë cilësore për qytetarët tuaj dhe të rajonit. Por, duket se jam zgjënjyer dhe qëllimi i vetëm i Ramës është të bëj spin politik dhe të fajësojë Serbinë për të gjitha vendimet e pakuptimta të Prishtinës”.

Serbia është ankuar zyrtarisht tek CEFTA pas taksës së Kosovës me 27 nëntor, ku ka kërkuar të nisin negociatat ose në të kundërtën do të bëj padi tek Gjykata e Arbitrazhit. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono