Prezantimi i projektit Lungomare 2, nga zona e tunelit ne Radhimë është shoqëruar me tensione mes banorëve, bashkisë dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.
Takimi nisi mes polemikave, pasi banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit. Ata tregojnë se në kohën që në sallë prezantohej projekti banorët prisnin poshtë ndërtesës. Kaq ka mjaftuar që banorët të lënë mbledhjen.
Përfaqësuesi ligjor i banorëve të cilët preken nga projekti i Lungomares, ka thënë nuk mund të prezantohet një projekt për zhvillimit të zonës, ndërkohë që mungojnë banorët.
Avokat Cakrani shprehet se banorët kërkojnë është të jenë pjesë e dëgjesave publike.
Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tunelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundoj pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj./abcnews.al