Çmimet Nobel për Letërsi i fitojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

13:38 | 10/10/201913:380

Akademia suedeze e çmimeve Nobel për Letërsinë nderoi këtë vit 2 shkrimtarë. Për vitin 2018, çmimi shkoi për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk, ndërsa për 2019 u vlerësua shkrimtari austriak Peter Handke, i njohur si ithtar i Sllobodan Millosheviçit. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, e cilësoi çmimin ndaj Handke, të turpshëm.

Akademia suedeze e çmimeve  Nobel për letërsinë nderoi këtë vit dy shkrimtarë për vitin 2018 çmimi i shkoi për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk  ndërsa vitin 2019 shkrimtari austriak Peter Handke. Fituesit shpërblehen edhe me nga një çek  900 mijë eurosh.

Ethet e çmimeve Nobel për letërsinë  nga akademia suedeze përfunduan mesditën e së enjtes. Juria e specializuar kurorëzoi dy fitues për çmimin “Nobel” në letërsi.

Për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk ndër shkrimtaret me influencë vitet e fundit në Poloni. Është nderuar me një sërë çmimesh letrare përfshirë edhe çmimin 2018 Man Booker International për romanin e saj Fluturimet. Librat e saj janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës.

Ndërsa Nobeli i vitit 2019 shkoi për një prej shkrimtarëve më të njohur në botë, shkrimtarin austriak Peter Handke. Motivacioni për një zgjuarsi gjuhësore, e cila e ka ndihmuar për të  eksploruar qenien njerëzore.

Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. Fituesit krahas medaljes së arit që ka një vlerë monetare shpërblehen  edhe me nga një çek  900 mijë eurosh.  /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono