Ç’do të ndodhë me mijëra pasagjerë që u bllokuan në aeroporte nga mjegulla
The new international airport terminal at Tirana, Albania, named Mother Teresa International Airport during the inauguration of the new terminal Wednesday March 21, 2007. The euro 50 million (US$66.5 million) terminal was built by a German-U.S. consortium, and is expected to handle some one million passengers per year. (AP Photo/Hektor Pustina)

11:49 | 20/01/202011:490

Autoriteti Aviacionit Civil këtë të hënë ka bërë me dije se të gjithë pasagjerët që u preken nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të planifikuara ne daten 19 janar, do të kryhen të gjitha brendas ditës së sotme , por me vonesa.

Përmes një njoftimi për mediat AAC ka ftuar të gjithë të interesuarit që të jenë të vëmendshëm dhe të mbahen në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit te Aviacionit Civil (AAC)

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq.

Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt! /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono