“Capital T” do të mbajë koncertin e parë recital në Tiranë me titull “Time Capsule“

17:30 | 06/09/2019

Më datën 19 shtator Capital T do të mbajë koncertin e  parë recital, i cili do të titullohet “Time Capsule”.  Në një konferencë për shtyp ai i ka premtuar publikut një event të jashtëzakonshme që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve.

Këngët e  Capital T prej vitesh janë shndërruar në hite. Publiku kryeqytetas do të ketë mundësi të shijojë koncertin e pare recital në Tiranë mbrëmjen e 19 shtatorit. Ai shpjegon edhe arsyet pse zgjodhi Tiranën dhe jo Prishtinën.

Detaji i veçantë në “Time Capsule” do të jenë byzylykët në dorë me drita shumëngjyrëshe, zbulon këngëtari.

Për këtë recital ai ka punuar gjatë plot 6 muaj madje ka qëndruar larg koncerteve në klube të ndyshme, pasi i është dedikuar realizimit me çdo detaj të recitalit të tij të parë, ku ai do të interpretojë këngët më të njohura ndër vite.

Në koncertin e Capital T do të marrin pjesë edhe emra të njohur të muzikës, por emrat e tyre do të mbeten surprizë deri në mbrëmjen e madhe të 19 shtatorit. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono