Basha: Objektiv hapja e vendeve të punës me paga dhe kushte

12:41 | 09/02/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve nëpër Shqipëri. Ai është ndalur në Mirditë, ku i ka garantuar banorët se zgjidhja për një jetë më të mirë nuk është emigrimi, por largimi i qeverisë Rama.

Edhe mirditorët thotë se i kanë dhënë të njëjtin mesazh.

“Jam këtu për t’ju thënë se duke i dëgjuar e kuptuar këto probleme, të cilat i kemi qarë së bashku për vite me radhë, po kështu shoh se, bashkë me diellin që ka dalë, po kështu,  ka dalë e ka lindur një shpresë e re për ndryshim, një vendosmëri për të mos iu larguar problemit, duke e konsideruar vendin tuaj problem, por për ta zgjidhur të gjithë së bashku problemin”.

Duke marrë shkas nga eksperienca e tij personale kryetari i Partisë Demokratike i siguron se zgjidhja nuk do të jetë largimi nga Shqipëria, por ndërtimi i një shteti që i shërben qytetarëve të vet.

“Unë e di se nuk ka gjë më të rëndë se të largohesh nga vendi yt. 18 vjeç jam larguar në kërkim të mundësive dhe e di se nuk ka gjë më të çmuar se vendi yt. Ndaj dua t’ju them, nisur edhe nga përvoja ime personale, se ajo që duhet të bëjmë është një detyrë e shenjtë, jo vetëm për veten tuaj, por, në radhë të parë, për fëmijët tuaj, për të rinjtë e Mirditës dhe për brezat që vijnë”.

Zgjidhja që propozon Lulzim Basha është largimi i kryeministrit Edi Rama me qëllim që Shqipëria të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë si gjithë Evropa.

“Dhe patjetër do ta bëjmë si e gjithë Evropa. Ky është testament prej ditës së parë të krijimit të saj në Partinë Demokratike, me çdo mirditore dhe çdo mirditor, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Mirupafshim, më 16 shkurt, në Tiranë”.    

Të njëjtën ftesë u drejton edhe banorëve të Gjirokastrës.

“Pa përmbysur këtë sistem të kalbur vendi nuk ka të ardhme. Koha për fjalë ka mbaruar. Në datën 16 Shkurt ejani flisni me pjesëmarrjen tuaj. Të bashkuar të hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë oligarkësh”.

Në takimet në jug të vendit, kreu demokrat u njoh me problemet ekonomike që kanë qytetarët e tregëtarët. Kryetari Partisë Demokratike premtoi stabilizim të ekonomisë duke ulur cmimin e naftës, çmimin e energjisë dhe duke vendosur një sistem të ndershëm për biznesin e vogël./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono