Basha mbledh kryetarët e degëve: Të përgatiten strukturat për zgjedhjet e parakohshme

19:39 | 28/09/201919:390

PD po përgatit strukturat për zgjedhje të parakohshme, ndërsa protestat nuk duken opsion i momentit, të paktën deri në vendimin e Këshillit Europian për negociatat. Këto porosi u ka dhënë kreu i selisë blu Lulzim Basha kryetarëve të degëve në rrethe në mbledhjen e zhvilluar sot pasdite.

Mbledhja e kryetarit të PD-së Basha me drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe, ndryshe nga rastet e mëparshme, nuk prodhoi një datë për mbajtjen e një proteste kombëtare, por me një paralajmërim të kryedemokratit se vendi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme. Për këtë arsye pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, ndërkohë që shtabe të tilla do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin. Basha u ka dhënë drejtuesve të degës orientimet për vazhdimësinë e aksionit politik opozitar.

“Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD-së dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë prespektivës europiane të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura Lulzim Basha ka kërkuar nga drejtuesit e degëve të punojnë për bashkimin e faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD-së si dhe për hapjen e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.

Të dielën në mesdite kreu i Partisë Demokratike do zhvillojë një takim me ish-deputetët e grupit parlamentar dhe kryesinë e PD-së./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono