“Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, Erdogan në Samit: Përpjekjet e BE për të investuar në mbrojtje, të dobishme!

schedule13:52 - 16 Maj, 2025

schedule 13:52 - 16 Maj, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nga Samiti i Komunitetit Politik, që po mbahet në Tiranë, u shpreh se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të përballur sfidat aktuale globale.

“Ne duhet të veprojmë të bashkuar, mbi bazën e bashkëpunimit. Për të tejkaluara krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, është e nevojshme të krijohet një arkitekturë e drejtë dhe gjithëpërfshirjes globale, e qeverisjes.

Ky transformimi, i cili do bazohet  në parimet e pandashmërisë, duhet së pari të nisë në shtëpinë tonë, në kontinentin Evropian. Ka potencial të jashtëzakonshëm për të bashkuar në fusha si industria e mbrojtje, energjia, korridoret e transportet, tregjet digjitale dhe lëndët e mineralet kritike.

Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë, në këto kohë kritike, ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet  e BE për të investuar në mbrojtje, janë vërtet të dobishme.

Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryejë rolin thelbësor të NATO-s. Në fakt, me këto lloj ideje, do ishte në interesin më të mirë të sigurisë evropiane. Nëse  bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!