Armand Duka: Ky tërmet shkatërrimtar na ka prekur shpirtërisht

12:49 | 26/11/201912:490

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka një mesazh për të prekurit nga tërmeti dhe për të gjithë shqiptarët. Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ai shkruan: Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar!

Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku!”. Veç Dukës, edhe klube të Superiores kanë lëshuar mesazhe solidarizuese.

Partizani ka publikuar këtë mesazh në faqen zyrtare: “Klubi Futbollit Partizani në këto momente të vështira bashkohet me dhimbjen e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë .

FK Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi e natyrës”. Klubi i Teutës ka një mesazh të shkurtër: “Kurajo, Durim, Solidaritet”. /abcnews.al

“Fk Kukësi u shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen më të thellë familjarëve të viktimave të tërmetit të ditës së sotme në Durrrës e Thumanë! Në këto momente, u gjendemi pranë dhe të plagosurve, duke u uruar shërim sa më të shpejtë! Inkurajojmë të gjithë ata njerëz dhe instancat shtetërore që janë përfshirë në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të bëjnë maksimumin që të prekurit ta kalojnë sa më lehtë këtë fatkeqësi natyrore. Fk Kukësi do jetë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë.Kurajo për të kapërcyer këtë moment të vështirë!”, shkruan klubi i Kukësit.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono