Aksionet blic/ Avokati: Pse polici nuk ka të drejtë t’ju kontrollojë në rrugë

17:43 | 13/02/202017:430

Avokati i njohur Jordan Daci duke folur në abcnews.al për paketën ligjore anti-KÇK tha se “këto ndryshime bien ndesh me Kodin e Procedurës Penale”. Sipas tij, prokurorët e gjyqtarët nuk do munden të bëjnë drejtësi për shkak se ky aksion është pompuar fort në opinionin publik nga qeveria.

Sai përket përgjimeve, që do bëhen nga policia pa urdhër prokurorie, Daci tha se do të vijë dita kur këto mjete do të kthehen kundër atyre që i votuan. Sepse polici mund të përgjojë edhe shefat e tij, mund të përgjojë edhe Ramën. Pra siç thotë ajo shprehja tek gropa që hap për tjetrin bie vetë.

Gazetari Endri Xhafo e pyeti edhe për operacionet blic që po zhvillon policia në rrethe dhe sipas njoftime zyrtare janë bllokuar disa automjete si dhe po verifikohen shumë persona. Avokati Jordan Daci shpjegoi se me ligj nuk lejohet të ndalosh këdo që të del përpara. Vetëm një OPGJ mund të bëjë kontrollin fizik tha ai.

Xhafo: Pra nëse më ndalon polici dhe më thotë hap bagazhin e makinës, mund ti them jo?

Daci: Polici ka të drejtë të kontrollojë dokumentet e automjetit. Kontrolli personal dhe kontrolli i makinës bëhet vetëm me vendim gjykate. Këtu ka edhe përjashtime… Policia kur ka informacion për një eksponent të rrezikshëm, kriminal që lëviz me armë etj, ka të drejtë ta ndalojë dhe kontrollin e bën Oficeri i Policisë Gjyqësore”, shpjegoi Jordan Daci.

I pyetur nëse mund ta rrëzojë Kushtetuesja ligjin anti-KCK, Daci tha se “këtë paketë ligjore mund ta çojnë në Kushtetuese një seri subjektesh, si OJF, Avokati i Popullit, që duhet të dalë të prononcohet. Po kështu janë institucionet kushtetuese, 1/5 e deputetëve mund ta çojnë në Kushtetuese. Edhe kjo shumicë që po e voton në parlament e di se është anti-kushtetues, por në mungesë të kësaj gjykate përfitojnë dhe bëjnë ligje që nuk qendrojnë. Unë mendoj se anëtarët e ardhshëm të Kushtetueses do kenë integritet dhe do ta rrëzojnë këtë ligj”.

Problemet që shkaktoi vettingu

Avokati i njohur u pyetur edhe për procesin e vettingun, ndërsa u shpreh se “unë jam i pari që dua të pastrohet gjyqësori. Por mendoj se përfitimi është më i vogël se kosotja që po paguajmë, sepse po shpërdorohet. Unë si qytetar dua të shkoj në gjykatë të marr dretjësi sa më shpejt. Gjysma e paditësve që janë të moshës 65 vjeç e lart sdo kenë shansin të marrin drejtësi. Kjo sepse me largimin e gjyqtarëve krijohet një numër i madh dosjesh që presin për gjykim. Nëse në Gjykatën e Tiranës koha e gjykimit ka qenë nga 3 muaj deri në 1 vit, tani shkon mbi 1 vit edhe për çështje lehtësisht të zgjidhshme. Edhe diçka tjetër në Apelin e Tiranës po shqyrtohen çështjen e vitit 2016 dhe kjo do të vijë duke u përkeqësuar.  /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono