Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi sfidon trajnerin e Skënderbeut Ilir Daja

18:45 | 23/08/201918:450

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, sfidon trajnerin e Skënderbeut, Daja, duke deklaruar se ekipi i tij është më i fortë. Idrizi nuk ngurroi t’i jepte përgjigje ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

“Flamurtari është më i fortë se trajneri Daja”, thotë administratori Idrizi, në prag të duelit me Skënderbeun.

Sezoni i kaluar ishte padyshim një zhgënjim.

Edhe pse ndaj Skënderbeut, Flamurtari u paraqit mirë, objektivat e fillimit të kampionatit nuk u realizuan, por ja ku fillon viti tjetër futbollistik dhe administratori Sinan Idrizi tregon se nuk e humb shpresën.

Në daljen para mediave për të prezantuar një lojtar të ri, Romedi Lapin, Idrizi, bëri së pari një batutë.

“Në 3 ndeshjet e para dua 4 fitore”. 

Më pas, indirekt analizoi ndeshjen e kësaj fundjave me Skënderbeun, ndaj ish-trajnerit Ilir Daja.

“Sado i fortë trë jetë Daja, Dajat në Vlorë janë gjithmonë më të fuqishëm, të jeni të qartë e të saktë për këtë. Është Daj shumë i mirë, në Vlorë është “Dajo”, kjo është gjithë historia“.

Me një skuadër jo shumë të forcuar, cili është objektivi i sezonit?

“Të respektojmë në maksimum ngjyrat e kësaj fanelle. pastaj gjatë këtyre ditëve e thashë, presim ligjin e famshëm të privatizimit dhe pas kësaj unë pres hapin vendimtar në atë çfarë do themi si klub. Për të tjerat nuk kam asnjë koment për të bërë për askënd”.

Flamurtari i nisi me vonesë stërvitjet, pati ndryshim të befasishëm në stol, ndërsa nuk ka lojtarë me emër në përbërje.

Nuk mungoi ngacmimi në rrjetet sociale i ish-kryebashkiakut, Shpëtim Gjika, që deklaroi se Vlora po merr skarcot apo tepricat e Shkodrës.

“Kam dëshirë të flas me këto historitë e fryrjes me talente. Kemi një model, nuk janë të rinj. Në moshën 22 vjeçare sulltan Mehmet Fatihu pushtonte Stambollin, në moshën 22 vjeçare Moxarti shkruante, Petrarka bënte ato që bënte, pse janë të rinj? Janë në moshën e tyre që mund të bëjnë maksimumin e mundshëm”./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono