Zyrtarja e OKB-së paralajmëron për spastrim etnik të palestinezëve nga Izraeli

schedule08:47 - 18 Tetor, 2023

schedule 08:47 - 18 Tetor, 2023

Palestinezët janë në rrezik të madh të “spastrimit etnik masiv” nga Izraeli, sipas një zyrtareje të të drejtave të njeriut të OKB-së. Në vazhdën e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, Raportuesja e OKB-së Francesca Albanese tha se palestinezët nuk janë të sigurt në Gaza.

“Izraeli ka kryer tashmë spastrim etnik masiv të palestinezëve nën vrazhdën e luftës,” tha Albanese në një njoftim për shtyp të shtunën, duke iu referuar qindra mijëra palestinezëve që u dëbuan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në luftërat me Izraelin në 1948 dhe 1967.

“Përsëri, në emër të vetëmbrojtjes, Izraeli po kërkon të justifikojë atë që do të përbënte spastrim etnik”, tha Albanese.

Të paktën 2,778 palestinezë janë vrarë në Gaza nga bombardimet izraelite që nga e hëna, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan hodhi poshtë pretendimet e Albanese në një intervistë për CNN.

Gjatë një fushate të mëparshme ushtarake izraelite në Gaza në vitin 2014, Albanese tha në Facebook se: “Amerika dhe Europa, njëra prej tyre e nënshtruar nga Lobi Hebraik dhe tjetra nga ndjenja e fajit për Holokaustin, po mënjanohen.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!