TIRANË- Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi zyrtarizoi sot koalicionin me “Djathtas 1912” për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai ishte i ftuar në “Real Story”, ndërsa tha se u bën thirrje edhe aktorëve të tjerë të bashkohen tek ky bosht politike.
Ai pohoi se deri më 3 mars shpreson që kjo listë do të shtohet me subjekte të tjera politike. Sipas kreu të LZHK-së, ky bashkim do të thjeshtonte hartën politikë të Shqipërisë.
“Bëmë një hap me thënë të drejtën. Kam shpresuar të ishim më shumë. Ne mendojmë se njerëzit poshtë janë bashkë. Unë kam shpresë se deri më datë 3, mund të gjejmë formula bashkëpunimi edhe me të tjerët dhe do ishte gjë e mirë shumë, sepse do thjeshtohej harta politike me Shqipërisë. Imagjinoni tani, jemi tre apo katër opozita.Jemi programe të ndryshëm dhe pretendime të ndryshme”, tha ai./abcnews.al