Vllaznia ka zyrtarizuar Thomas Brdaric si pasuesin e Qatip Osmanit dhe trajnerin e ri të skuadrës, të cilit i uron mirëseardhjen.
49-vjeçari gjerman do të nisë aventurën e dytë në pankinën e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit shqiptar.
Me anë të një videoje të shkurtër, klubi shkodran ka lajmëruar tifozët për rikthimin e ish-sulmuesit të kombëtares gjermane në pankinë.
“Mirë se ju gjeta, forca Vllaznia”, janë fjalët e para të trajnerit me origjinë kroate, i cili zbarkon në Shkodër për të tentuar fitimin e titullit kampion.
Brdaric drejtoi kuqeblutë edhe në periudhën gusht 2020-mars 2022, duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe duke u shpallur nënkampion Shqipërie./ h.ll/abcnews.al