Vendimi ishte marrë prej kohësh, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi. Kampionati belg është pezulluar përfundimisht dhe Club Brugge mund të festojë lirisht fitimin e titullit kampion. Autoritetet shtetërore kishin vendosur që nuk mund të luhej futboll deri në datë 31 korrik.
Diçka e tillë e bëri të pamundur përfundimin e sezonit 2019/2020 dhe verdiktet janë dhënë në bazë të renditjes aktuale. Kampionët kualifikohen direkt në fazën e grupeve të Champions League, teksa Gent, skuadër që u rendit e dyta në 29 javë kampionat, do të marrë pjesë në turin e tretë të këtij kompeticioni.
Charleroi, Antwerp dhe Standard Liege (skuadër ku luan Mërgim Vojvoda), do të marrin pjesë në Europa League, ndërsa Oostende, aty ku aktivizohet Sindrit Guri, dhe Waasland-Beveren, do të luajnë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
The 2019-20 edition of #Belgium’s top tier is officially over as a #Bundesliga player is forced to self-isolate https://t.co/YQhNHv5CVR #JPL #Werder pic.twitter.com/j7F8Zal1Qm
— footballitalia (@footballitalia) May 15, 2020