Zyrtarizime në limit, Laçi prezanton dy afrime të reja

schedule15:31 - 31 Gusht, 2023

schedule 15:31 - 31 Gusht, 2023

Laçi ka ruajtur ditën e fundit të merkatos në Shqipëri për të zyrtarizuar dy afrime të reja, të cilët vihen menjëherë nën urdhrat e trajnerit Skerdi Bejzade.

Mbrojtësi i Shpresave, Agan Mjaku dhe mesfushori brazilian Daniel Justino janë zyrtarisht pjesë e bardhezinjve dhe vetë klubi e ka njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjet dhe ka firmosur me futbollistët Agan Mjaki dhe Daniel Justino De Carvalho Luiz. I pari luan si mbrojtësi i djathtë dhe vjen nga holandezët e Groningen U21, ndërsa Daniel Justino aktivizohet si mesfushor qendre”, shkruan klubi bardhezi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!