Presidenti finlandez Sauli Niinistö tha se e marta është një ditë e mrekullueshme për Finlandën, pasi vendi zyrtarisht është anëtar i NATO-s.
Ai theksoi rëndësinë e ofertës së Suedisë për anëtarësimin në aleancë, e cila është ende pezull për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria duke thënë se aleatët do të duhet të punojnë të gjithë për anëtarësimin e Suedisë.
“Ne po e bëjmë këtë së bashku me ta, së bashku me ju dhe kjo do të vazhdojë”, tha Niinistö.
/abcnews.al