Marco Verratti dhe Alessandro Verratti kryen tamponët ditën e djeshme. Le Parisien raporton se përgjigjet e dy lojtarëve italianë të PSG-së, kanë dalë negative, një lajm që gëzon trajnerin Mauricio Pochettino.
Mesfushori dhe anësori i djathtë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe do të grumbullohen për duelin e ditës së nesërme kundër Bayern Munchen në Champions League. PSG fitoi 2-3 sfidën e parë të luajtur në Gjermani, duke hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale.
Pochettino ka nevojë për të gjithë lojtarët për sfidën më të rëndësishme të sezonit. Champions League mbetet objektivi i madh i klubit francez, por duhet siguruar kualifikimi ndaj kampionëve në fuqi të Bayernit. /abcnews.al