Zyrtarisht Mbret, kurorëzohet me kurorën mbi kokë Karli i Tretë

schedule13:07 - 6 Maj, 2023

schedule 13:07 - 6 Maj, 2023

Mbreti Karl është kurorëzuar zyrtarisht Mbret. Kurora e Shën Eduardit i është vendosur mbi kokë Kryepeshkopi i Canterbury. Ndërkohë kongregacioni thërret “Zot ruaj Mbretin”, ndërsa bien këmbanat e abacisë dhe të gjithë brohorasin.

Sa i përket kurorës të vendosur në kokën e Mbretit Karl është emëruar sipas një versioni shumë më të hershëm të bërë për mbretin dhe shenjtorin anglo-sakson, Eduard Rrëfimtarin. Ajo u bë për mbretin Karles II, i cili donte një kurorë të ngjashme me atë të mbajtur nga Edward, por edhe më madhështore.

Gjithashtu në të njëjtën kohë përshëndetjet me armë kanë qëlluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Sakaq, kryepeshkopi fton njerëzit në abaci dhe ata që shikojnë dhe dëgjojnë në shtëpi, të betohen për besnikëri me fjalët: “Betohem se do t’i kushtoj besnikëri të vërtetë Madhërisë suaj, dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit. Pra, më ndihmo Zoti.”

Karli III është monarku i 40-të që kurorëzohet në vend që nga viti 1066, dhe gjatë ceremonisë ai premtoi të zbatojë ligjin gjatë mbretërimit të tij dhe të “ushqejë një mjedis ku njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”.

Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur që prej ditës së djeshme në rrugët përreth Pallatit Buckingham për të shijuar momentet historike, ndërsa gazetarë të panumërt nga e gjithë bota po regjistrojnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!