Zyrtari ukrainas: Rusia pushtoi sot 42 fshatra në lindje të vendit

schedule21:48 - 21 Prill, 2022

schedule 21:48 - 21 Prill, 2022

Lufta në Ukrainë ka kaluar në një fazë të re kritike me ushtrinë ruse që po zhvendos fokusin nga rajoni i Kievit në lindje të Ukrainës.

Autoritete zyrtare ukrainase njoftuan sot se në ditën e 57-ë të luftës Rusia ka arritur të pushtojë 42 fshatra në rajonin e Donetskut, shkruan Reuters.

“Sot 42 fshatra u shtuan në listën e fshatrave të pushtuar. Kjo është në kurriz të rajonit të Donetsk”, tha një këshilltar i presidenti ukrainas.

/abcnews.al/