Një zyrtar ukrainas u ka thënë rusëve në territorin e okupuar të Krimesë që të largohen sa të munden.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov tha se linjat e fortifikimit ruse treguan se Moska ka frikë se do të humbasë gadishullin.
“Ata e kuptojnë se është vetëm çështje kohe para se të vijmë dhe t’i nxjerrim jashtë,” tha z. Danilov.
“Dhe unë do t’i këshilloja të gjithëve që sa më shpejt të përdorin shërbimet e objektit që kanë sot [urën e Kerçit] për të qenë të sigurt. Ata nuk mund të shpëtojnë përmes Ukrainës.”
Më herët sot, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po ndërton “mbrojtje të përpunuara” rreth Krimesë.
Ukraina ka sinjalizuar se planifikon të rimarrë gadishullin, i cili është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014./abcnews.al