Zyrtari ukrainas: Kushtet në Mariupol, si në “mesjetë”

schedule12:04 - 17 Qershor, 2022

schedule 12:04 - 17 Qershor, 2022

Kushtet në Mariupolin e pushtuar nga Rusia tani janë si në “mesjetë”, sipas një këshilltari të kryebashkiakut ukrainas të qytetit, shkruan CNN.

“Mariupol tani është si në mesjetë,” tha Petro Andriushchenko për televizionin kombëtar. “Vetëm 2-3% e familjeve të qyteti kanë mungesa të furnzimit me ujë. Njerëzit i lajnë rrobat e tyre në pellgje në rrugë.”

“Rreziku i përhapjes së sëmundjes po rritet dita ditës. Ka informacione që njerëzit vijnë te mjekët me simptoma të ngjashme me dizenterinë apo kolerën ,” tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha muajin e kaluar se edhe ajo ishte e shqetësuar për rrezikun e përhapjes së kolerës në Mariupol. Më 20 maj, fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol — simbol i fuqishëm i rezistencës ukrainase në një qytet ndryshe të pushtuar nga Rusia ra në duart e trupave ruse pas gati tre muajsh luftime brutale.

Të paktën 1,348 civilë u vranë gjatë betejës së Mariupolit, duke përfshirë 70 fëmijë, tha të enjten një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara .

“Numri aktual i vdekjeve të armiqësive ndaj civilëve ka të ngjarë të jetë mijëra më i lartë,” tha Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!