Zyrtari rus: Ushtria e Rusisë do të vrasë të gjithë ushtarët francezë që do të shkojnë në Ukrainë

schedule16:51 - 21 Mars, 2024

schedule 16:51 - 21 Mars, 2024

Ushtarët rusë do të eliminojnë të gjithë ushtarët francezë që vijnë në Ukrainë.” Kështu u shpreh nënkryetari i Dumës së Shtetit, Pyotr Tolstoy.

“Ne do të vrasim të gjithë ushtarët francezë që do të vijnë në territorin e Ukrainës. Të gjithë ata,” tha ai për kanalin BFMTV . 

Politikani theksoi gjithashtu se 147 nga 367 mercenarët francezë që mbërritën në Ukrainë më herët janë eliminuar.

Për më tepër, Tolstoi deklaroi se Rusisë “nuk i intereson” deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe fjalët e tij për refuzimin e vijave të kuqe në dhënien e ndihmës për Kievin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!