Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

schedule13:52 - 6 Qershor, 2022

schedule 13:52 - 6 Qershor, 2022

Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar mjaft Rusinë. Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të paprecedentë, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, shkruan abcnews.al.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!