Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut (LPR), Leonid Pasechnik, ka thënë sot se operacioni rus për të pushtuar qytetin e Severodonetsk “nuk po shkon aq shpejt sa ata duan “.
Cituar nga agjencia ruse e lajmeve TASS, Pasechnik tha se “çlirimi i qytetit është i ndërlikuar nga mbrojtja e Forcave të Armatosura të Ukrainës”.
Ai tha se një e treta e qytetit ndodhet aktualisht nën kontrollin e forcave ruse dhe LPR, shkruan CNN.
“Para së gjithash, ne duam të ruajmë infrastrukturën e qytetit sa më shumë që të jetë e mundur,” tha Pasechnik, megjithëse bombardimet ruse të Severodonetsk kanë qenë përgjegjës për pjesën më të madhe të shkatërrimit.
Pasechnik pretendoi se qëllimet e palës ukrainase janë “të kundërta, kështu që taktikat e tyre për t’u fshehur pas popullatës civile janë përdorur në mënyrë aktive në Severodonetsk që nga fillimi i operacionit ushtarak”.
/abcnews.al/