Izraeli dhe Hamasi nuk janë “afër një marrëveshjeje përfundimtare për momentin” për lirimin e pengjeve në Gaza.
Kështu u shpreh një zyrtar izraelit për CNN të mërkurën.
“Për momentin, janë ende negociata. Nuk ka asgjë përfundimtare”, theksoi zyrtari.
Sipas tij, Hamasi po kërkon “më shumë të burgosur të rëndë se më parë”, duke iu referuar lirimit të grave palestineze dhe të burgosurve adoleshentë nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve në marrëveshjen e fundit midis dy palëve.
Izraeli aktualisht po kërkon që të gjithë pengjet e mbetur të lirohen si pjesë e çdo marrëveshjeje, shtoi zyrtari./abcnews.al