Izzat al-Risheq, një zyrtar i lartë i Hamasit, i tha CNN se është shumë herët për të shkëmbyer pengjet izraelite ndërsa Izraeli vazhdon të godasë Gazën.
“Ne do ta diskutojmë këtë çështje vetëm kur të përfundojë agresioni izraelit kundër popullit tonë,” u shpreh al-Rishek nga Doha, Katar.
Ai gjithashtu mohoi që Hamasi të kishte ndonjë ndihmë nga Irani ose Hezbollahu i Libanit në ekzekutimin ose planifikimin e sulmit të papritur në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.
“Unë e them shumë qartë se ky operacion ishte një operacion 100% i Hamasit pa asnjë ndihmë nga asnjë parti rajonale,” deklaroi al-Rishek./abcnews.al

