“Krah Shqipërisë në rrugën drejt BE”/ Zëvendës sekretari amerikan në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama

schedule21:05 - 8 Janar, 2025

schedule 21:05 - 8 Janar, 2025

SHBA vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, ndërsa partneriteti mes dy vendeve mbetet i fortë. Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit për menaxhimin dhe burimet Richard R. Verma vizitoi këtë të mërkurë Tiranën. Bashkë me të ngarkuarën me punë të SHBA, Nancy Vanhorn ai u takua me kryeministrin Rama, të cilin e konsideroi një takim të shkelqyer.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zëvendes sekretari i Shtetit zbuloi edhe temat e bisedimit, ndër të cilat ishin mbështetja e SHBA në rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe falenderimi për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën.

“I shkëlqyeshëm takimi me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, për ta falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbetet i sigurt, ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit të plotë europian”.

 

Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për partneritenin me Koorporatën e Sfidës së Mijëvjecarit, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa ecën drejt integrimit të plotë europian.

Zëvendës Sekretari Amerikan do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë, ku në Prishtinë do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit.

Ndërsa në Beograd do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropianen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!