Zyrtari i Hamasit: Nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim

schedule09:57 - 8 Prill, 2024

schedule 09:57 - 8 Prill, 2024

Një zyrtar i Hamasit ka deklaruar për Reuters se nuk është bërë asnjë përparim në lidhje me një armëpushim me Izraelin, për luftën në Gaza.

“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e okupimit dhe për këtë arsye, nuk ka asgjë të re në bisedimet e Kajros,” tha zyrtari i Hamasit.

“Nuk ka ende asnjë përparim,” shtoi ai. 

Deklarata e zyrtarit vjen pavarësisht sugjerimeve nga Egjipti se bisedimet po përparojnë. 

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha më herët se negociatat kishin arritur në një fazë “kritike”. 

“Nëse funksionon, atëherë një numër i madh pengjesh do të kthehen në shtëpi,” theksoi ai./abcnews.al