Zyrtari i DASH: Përkushtim i palëkundur për SPAK e BKH

schedule20:11 - 22 Tetor, 2019

schedule 20:11 - 22 Tetor, 2019

Nuk mund t’ia dalë e vetme qeveria shqiptare të ngrejë strukturat e reja anti-korrupsion. E përfshirë në këtë proces është veçanërisht qeveria e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e konfirmon zv/ Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andreës në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët”.

Një pikë tjetër kyçe për reformimin e sistemit të drejtësisë janë burgjet. Së fundmi u njoftua për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri që për Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit qeveria shqiptare ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit.

“Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në sistemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu”.

Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!