Zyrtari i lartë i CDU-së gjermane Peter Beyer, ndodhet prej 3 ditësh në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Beyer shprehet se ndodhet në Shqipëri për dy arsye, e para lidhet me anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe e dyta me situatën brenda PD.
Sa i përket PD-së, Beyer shkruan se CDU ëhstë në unision me Shtete e Bashkuara të Amerikës, nuk bashkëpunon me persona non-grata, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
Postimi i Beyer:
Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri ?? për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
Antarësimi i Shqipërisë në BE ??:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës ??të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.
Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA ??.
CDU CDU/CSU-Bundestagsfraktion Edi Rama Jorida Tabaku Olta Xhacka European Union in Albania U.S. Embassy-Tirana EPP – European People’s Party EPP Group in the European Parliament Regional Youth Cooperation Office – RYCO Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien


