Zyrtari amerikan: Rusët po qëllojnë qëllimisht mbi civilët

schedule18:27 - 3 Mars, 2022

schedule 18:27 - 3 Mars, 2022

Forcat ruse kanë treguar “gatishmëri për të goditur qëllimisht infrastrukturën civile”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Më herët zyrtari tha se SHBA po shihnin rusët të godisnin infrastrukturën civile në Ukrainë, por ishte e paqartë nëse ishte e qëllimshme apo jo.

Zyrtari tha se SHBA mund të shohë rusët duke goditur qëllimisht infrastrukturën civile në shënjestrimin e strukturave si “kullat e medias dhe objektet mediatike”. Ata gjithashtu “godasin zonat e banuara”.

“Një nga gjërat që ne me siguri i kemi parë të bëjnë në vende si Kievi dhe Kharkiv është goditja e infrastrukturës qeveritare me bombardime në rritje, siç e kemi parë gjatë dy ditëve të fundit, pasi ata janë afruar gjeografikisht me disa prej tyre, qendrat e popullsisë, bombardimet janë shtuar”, tha zyrtari.

“Është e qartë se ata po përpiqen të dobësojnë strukturat qeverisëse që banojnë në këto qendra të popullsisë,” shtoi zyrtari.

Zyrtarë të SHBA dhe të tjerë perëndimorë i kanë thënë CNN se strategjia e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës po zhvendoset drejt një “asgjësimi të ngadaltë” të ushtrisë ukrainase, duke paralajmëruar se Rusia mund të fokusohet në një bombardim të përgjakshëm dhe vdekjeprurës të qyteteve dhe objektivave civile.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!