Zyrtari amerikan: Më shumë se 40% e forcave ruse në kufi me Ukrainën në gatishmëri për sulm

schedule08:32 - 19 Shkurt, 2022

schedule 08:32 - 19 Shkurt, 2022

Më shumë se 40% e forcave ruse në kufi me Ukrainën janë në gatishmëri për sulm ndërkohë që Moska ka nisur një fushatë destabilizimi, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtes.  Zyrtari, i cili foli në kushte anonamiteti, tha se SHBA-ja kishte vëzhguar lëvizjen e trupave që nga e mërkura.

SHBA vlerëson se Rusia ka pozicionuar më shumë se 150,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës.

“Dyzet deri në pesëdhjetë për qind janë në gatishmëri për të sulmuar, tha  zyrtari.

Zyrtari tha se Moska kishte grumbulluar 125 grupe taktike batalionesh pranë kufirit me Ukrainën, në krahasim me 80 në fillim të shkurtit.

Rritja e konflikteve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës në rajonin juglindor të Donbasit të Ukrainës, dhe pretendimet nxitëse nga zyrtarët në Rusi dhe Donbas, tregojnë se “fushata e destabilizimit ka filluar”, tha zyrtari.

Uashingtoni ka paralajmëruar për javë të tëra se Rusia mund të provokojë ose krijojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!