Rusia mund të pushtojë Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme, por mund të zgjedhë edhe rrugën diplomatike për të përshkallëzuar situatën, tha sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, në një seri intervistash televizive.
“Çdo veprim i mundshëm rus mund të përfshijë pushtimin e rajonit ukrainas të Donbasit, sulme kibernetike ose një pushtim të plotë të Ukrainës,” tha ai në emisionin “This Week” të ABC News.
Lexo edhe: Inteligjenca amerikane: 70% e forcave ruse, gati të pushtojnë Ukrainën
Ndërkohë, inteligjenca amerikane ka bërë me dije më herët se Rusia po i përshpejton përgatitjen për një pushtim të shkallës së gjerë të Ukrainës dhe deri më tani i ka gati 70 për qind të trupave që beson se i duhen për të operacion të tillë. g.v/abcnews.al