Zyrtarët ukrainas: Rreth 7,000 ushtarë janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus

schedule20:40 - 11 Korrik, 2022

schedule 20:40 - 11 Korrik, 2022

Rreth 7,000 ushtarë rezultojnë të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus katër muaj e gjysmë më parë, sipas Kievit.

Midis tyre ka ushtarë, anëtarë të rojes kombëtare dhe të rojes kufitare, si dhe oficerë të inteligjencës, tha sot Oleh Kotenko, komisioneri i Ukrainës për personat e zhdukur për televizionin shtetëror.

Shumica e të zhdukurve besohet se janë marrë robër nga ushtria ruse.

Rusia i ka shpallur  luftë Ukrainës që prej 24 shkurtit dhe pretendon se ka burgosur  më shumë se 6,000 ukrainas ./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!