Zyrtarët palestinezë: Sulmet ajrore izraelite vranë 16 njerëz në Gazë

schedule22:24 - 16 Shtator, 2024

schedule 22:24 - 16 Shtator, 2024

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë.

Një sulm ajror e bëri rrafsh me tokën një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, duke i vrarë së paku 10 njerëz në të, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë.

Spitali Awda, i cili i pranoi trupat e viktimave, e konfirmoi lajmin dhe shtoi se 13 njerëz të tjerë u plagosën nga ai sulm.

Sipas të dhënave të spitalit, në mesin e të vdekurve ishte një nënë dhe fëmija i saj, si dhe pesë motra e vëllezër të saj.

Një sulm tjetër në një shtëpi në Qytetin e Gazës i vrau gjashtë njerëz, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, mjekëve emergjentë të cilët punojnë nën udhëheqjen e qeverisë së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!