Zyrtarët në “shënjestër”, mega-operacion në Elbasan, lëshohen mbi 25 urdhër ndalime

schedule19:05 - 1 Shkurt, 2022

schedule 19:05 - 1 Shkurt, 2022

Një operacion masiv po zhvillohet në qytetin e Elbasanit. Burime për ABC bëjnë të ditur se nga një grup prokurorësh kanë lëshuar më shumë se 25 urdhër arresti për zyrtarë të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.

Prej disa orësh këto urdhër arreste kanë nisur të ekzekutohen nga FNSH dhe Forcat Operacionale të Elbasanit. Deri më tani janë arrestuar disa prej tyre ndërsa mes të akuzuarve janë edhe policë burgjesh të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me të dënuar për të futur në qeli sasi të konsiderueshme droge. Urdhër ndalime janë lëshuar edhe për të arrestuar VIP që akuzohen se kanë bashkëpunuar me policët e burgjeve për të futur drogë.

Hetimet mësohet se kanë nisur prej disa muajsh. Ndërkohë për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH ka vendim gjykate “arrest me burg”.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!