Zyrtarët kinezë japin lajmin: Në këtë muaj mund të jetë gati vaksina për koronavirusin

schedule10:43 - 8 Mars, 2020

schedule 10:43 - 8 Mars, 2020

Kina ka njoftuar se vaksinat e para për luftimin e koronavirusit mund të jenë gati muajin që vjen “për përdorim emergjent”.

Një zyrtar i lartë kinez është shprehur se vendi po përparon në zhvillimin e vaksinave për Covid-19, sëmundje e cila ka infektuar 106,467 persona në të gjithë botën.

Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë e Komisionit të Shëndetit në Kinë u shpreh se po shpresojnë që vaksina të jetë gati në prill.

Zhongwei deklaroi:

“Sipas vlerësimeve tona, shpresojmë që në prill disa prej vaksinave mund t’iu nënshtrohen kërkimeve klinike dhe të përdoren për situata emergjente.”

Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe studime të mira. Për një koronavirus si ai që shkakton COVID-19, procesit i shtohen sfidat. Vetëm testimet për sigurinë dhe efikasitetin e tij do të zgjasin 12-18 muaj ose më shumë, thonë zyrtarët.

Sipas ligjit të Kinës, vaksinat e zhvilluara për raste urgjente të shëndetit publik mund të vendosen për përdorim urgjent në kushte të përcaktuara, nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore konsideron se përfitimet e trajtimit i tejkalojnë rreziqet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!