Zyrtarët e mbështetur nga Rusia i kërkojnë Putinit të aneksojë rajonet e Ukrainës

schedule13:27 - 28 Shtator, 2022

schedule 13:27 - 28 Shtator, 2022

Udhëheqësit e rajoneve të Luhansk dhe Kherson të Ukrainës i kanë kërkuar zyrtarisht presidentit Vladimir Putin që të aneksojë territoret e pushtuara, shkruan The Guardian.

Apeli i tyre erdhi pas “referendumeve” të organizuara në Ukrainën e pushtuar që Kievi dhe perëndimi i kanë cilësuar si të paligjshme. Udhëheqësi i rajonit separatist të Luhanskut, i mbështetur nga Kremlini, Leonid Pasechnik, i bëri thirrje Putinit duke pretenduar se banorët atje ishin sulmuar për tetë vite nga ushtria e Ukrainës.

“Duke marrë parasysh vendimin e popullatës së republikës në referendum, ju kërkoj ta bëni Republikën Popullore të Luhanskut pjesë të Federatës Ruse,” tha Pasechnik.

Njoftimi i tij u pasua menjëherë pas një apeli të ngjashëm nga udhëheqësi i rajonit jugor Kherson të Ukrainës, Vladimir Saldo. Në një letër të publikuar në llogarinë e tij në Telegram, Saldo pretendonte se banorët në Kherson kishin bërë “një zgjedhje historike” në favor të Rusisë .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!