Manchester City ka arritur të sigurojë një tjetër talent nga Amerika Latine, teksa nga Brazili, ku siguroi Kayky, është transferuar në Argjentinë, ku ka siguruar shërbimet e talentit të Estudiantes, Dario Sarmiento.
Bëhet fjalë për kontratë 5-vjeçare për të riun dhe 6 milionë dollarë në mënyrë direkte për klubin. Në marrëveshje janë përfshirë edhe plot 12 milionë dollarë në formën e bonuseve. Estudiantes mban edhe 20% të kartonit të talentit në rast rishitje.
Sarmiento aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe shihet si një prej më të mirëve në Argjentinë. Ai do i bashkohet anglezëve që nga data 1 korrik. Lajmin e konfirmon klubi i Estudiantes. /abcnews.al
⚽ Informamos que, habiéndose cumplimentado los requisitos establecidos en el convenio marco de transferencia firmado oportunamente con el @ManCity ???????, Dario Sarmiento se sumará a la entidad inglesa a partir del 1º de julio próximo
? https://t.co/3OaiyBWNpf pic.twitter.com/3oMWgIrnyr
— Estudiantes de La Plata (@EdelpOficial) April 30, 2021