Real Madrid dhe Toni Kroos kanë rënë dakord për të vazhduar aventurën së bashku, duke rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2024.
Kroos mbërriti te Real Madrid në vitin 2014 dhe tashmë është lojtari gjerman që ka mbrojtur fanellën e spanjollëve më së shumti, me 417 ndeshje.
Në nëntë sezone si lojtar i “Los Blancos”, ai ka fituar 20 tituj në total, duke koleksionuar 4 Champions League, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle./h.ll/abcnews.al
Comunicado Oficial: Toni Kroos#RealMadrid | #Kroos2024
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 21, 2023