Zyrtare/ Verilindorët godasin në merkato, rikthejnë Shkurtajn në Kukës

schedule13:05 - 19 Janar, 2022

schedule 13:05 - 19 Janar, 2022

Tashmë është zyrtare, Vasil Shkurtaj ka zgjedhur Kukësin si skuadrën e re ku do të luajë në Abissnet Superiore.

Verilindorët kanë arritur të mposhtin konkurencën e Partizanit dhe kanë arritur të firmosin me sulmuesin vlonjat, teksa kanë firmosur kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

29-vjeçari rikthehet në luajë për Kukësin në kampionatin shqiptarë, teksa për skuadrën Diego Longos është afrimi i dytë në këtë merkato pas Emiliano Mustës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi verilindor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit”, thuhet nga klubi i Kukësit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!