Xhuljo Mehmeti e ka mbyllur me Kastriotin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari, që e mbyll me krutanët pas dy sezonesh të suksesshme, ku arriti ngjitjen në Superiore dhe qëndrimin në elitë sivjet.
27-vjeçari luajti në 33 ndeshje në këtë sezon me skuadrën e Ramadan Ndreut, duke qenë një nga lojtarët me më shumë minuta dhe një nga nyjet kryesore të mesfushës.
Tashmë mesfushori është lojtar i lirë dhe në kërkim të aventurave të reja. Duke parë paraqitjet pozitive të tij, me siguri klubet e mëdha të Superiores do drejtohen me ofertat e tyre. /abcnews.al