Zyrtare/ Ukraina paraqet padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

schedule23:50 - 27 Shkurt, 2022

schedule 23:50 - 27 Shkurt, 2022

Ukraina ka paraqitur një kërkesë për të nisur një procedim kundër Rusisë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për një “mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”, sipas një njoftimi për shtyp të GJND-së mbi dosjen.

Në aplikim, Ukraina thotë se Rusia “ka pretenduar në mënyrë të rreme se akte gjenocidi kanë ndodhur” në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke shtuar se Rusia më pas deklaroi dhe zbatoi një “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, thuhet në njoftimin për shtyp.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi lajmin në Twitter, duke kërkuar një “vendim urgjent” nga GJND. Ukraina akuzon gjithashtu Rusinë për “planifikimin e akteve të gjenocidit” në vend dhe thotë se Rusia “qëllimisht po vret dhe po shkakton lëndime serioze ndaj anëtarëve të kombësisë ukrainase”, sipas njoftimit për shtyp.

/abcnews.al