Zyrtare, UEFA pranon faljen: Marciniak mbetet gjyqtari i finales Manchester City-Inter

schedule12:37 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:37 - 2 Qershor, 2023

UEFA ka pranuar faljen dhe ka konfirmuar Szymon Marciniak si gjyqtarin e finales së Champions League më 10 qershor mes Manchester City dhe Interit.

Nga Nyon bënë të ditur se janë pranuar faljet dhe sqarimet e arbitrit polak për pjesëmarrjen e tij në një takim të organizuar nga një lider i ekstremit të djathtë vendas.

Ditën e djeshme flitej se UEFA do të merrte një vendim drastik për gjyqtarin nëse nuk do të kishte një sqarim në lidhje me këtë çështje dhe gjithashtu do të caktonte një tjetër gjyqtar për finalen e Stambollit, por gjërat shkuan në rendin e duhur dhe Marciniak do të jetë ai që do të vendosë rendin në sfidën e madhe./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!