Zyrtare/ U largua nga Bylis, Guindo firmos me klubin turk

schedule21:14 - 12 Shtator, 2020

schedule 21:14 - 12 Shtator, 2020

Saliou Guindo, i cili sezonin 2019/20 u aktivizua me Bylisin në Superiore, ka firmosur pak minuta më parë me ekipin turk, Ankara Keçiorenguçu. 24-vjeçari do e vazhdojë në Turqi karrierën e tij.

Tek ekipi i Ankara, Guindo do të gjejë dhe Edon Hasanin, i cili u largua nga Tirana pak ditë më parë. Guindo, i cili sot ka mbushur 24-vjeç, bëri një sezon të mirë për Bylisin në Superiore.

Në 26 takime të luajtura, sulmuesi nga Mali shënoi 10 gola, duke pasur një mesatare goli çdo 220 minuta në elitën e futbollit shqiptar./abcnews.al

#WelcomeGuindo ⚡

Gepostet von Ankara Keçiörengücü am Samstag, 12. September 2020