Zyrtare: Tre largime brenda ditës tek Egnatia, serbit i tregohet dera

schedule13:58 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 13:58 - 24 Dhjetor, 2021

Uros Duric është largimi i tretë tek Egnatia. Portieri serb ka zgjidhur kontratën dhe shoqëron kështu sulmuesit Arsenio Valport dhe Criss Gadi.

“KF Egnatia njofton se portieri Uros Duric nuk do të jetë me pjesë e skuadrës tonë në pjesën e mbetur të sezonit.

Duric ka ndërprerë kontratën me konsensus. KF Egnatia i uron suksese në karrierë”, njofton klubi i Egnatias nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duric luajti vetëm katër ndeshje me Egnatian në kampionat. Portieri serb nuk ishte në lartësinë e duhur, teksa bëri edhe disa gafa, ndaj largimi i tij nuk habit askënd. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!