Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Tottenham bëri bujë të madhe ditën e djeshme, por klubi londinez nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar pasardhësin e tij në stol. Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit U-23 të “Spurs”, Ryan Mason, i cili do të marrë drejtimin e ekipit deri në fundin e sezonit.
“Pas largimit të Jose Mourinho, ne tani mund të konfirmojmë që Ryan Mason do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ryan do të bashkohet me Chris Powell dhe Nigel Gibbs, si ndihmës trajnerë të përkohshëm, kurse Michel Vorm si trajner i përkohshëm i portierave. Ledley King do të vazhdojë të jetë ndihmësi i ekipit të parë”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Tottenham.
Following the departure of Jose Mourinho, we can now confirm that Ryan Mason will take charge as Interim Head Coach for the remainder of the season.#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 20, 2021
Gjithashtu, pati një reagim edhe nga presidenti i “Gjelave”, Daniel Levy. “Ne besojmë në aftësitë e këtyre lojtarëve të talentuar që kemi. Jemi përpara një finaleje kupe dhe kemi gjashtë ndeshje të Premier League për të luajtur. Duhet të përqëndrojmë të gjithë energjinë tonë për ta mbyllur sa më mirë sezonin”, ishin fjalët e presidenti Levy, pas zyrtarizimit të Mason. /abcnews.al

