Tani gjithçka është zyrtare, Fikayo Tomori është lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë arritën akordin me Chelsea për huazimin e qendërmbrojtësit 23-vjeçar deri në fund të sezonit tek ekipi kryesues i Serie A.
“Djalli” ka të drejtën e blerjes së lojtarit anglez në verë për shumën e 28.2 milion eurove. Në postimin zyrtar të klubit italian bëhet me dije se lojtari do të mbajë veshur fanellën me numër 23.
Official Statement: @fikayotomori_ ➡ https://t.co/5xjSLMIlPC
Comunicato Ufficiale: Fikayo Tomori ➡ https://t.co/In6gXPgy40 #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/SoWYyjm9zG
— AC Milan (@acmilan) January 22, 2021
Nuk ka munguar as një koment nga “Blutë e Londrës”, të cilët i urojnë fat në Itali mbrojtësit Tomori. Një përforcim shumë i mirë për Milanin, teksa trajneri Pioli e vlerësoi në konferencën e sotme për shtypin.
Good luck in Italy, @FikayoTomori_! ???
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 22, 2021
“Është një lojtar agresiv dhe i shpejtë. Deri tani e kam parë vetëm në video, por kam krijuar përshtypje pozitive për të. Duhet ta njohim më mirë dhe t’i japim kohën e duhur për t’u përfshirë në mekanizmat tona“. /abcnews.al