Orges Shehi rinovon kontratën me Tiranën. Trajneri durrsak mori drejtimin e 25 herë kampionëve të Shqipërisë më 27 janar, në një moment delikat dhe të vështirë. Ekipi kryeqytetas nuk ia doli të kualifikohet në Europa League.
Gjithsesi, 43-vjeçari ka bërë një punë pozitive në stol dhe sot ka marrë dhuratë rinovimin edhe për sezonin e ardhshëm. Me anë të një video të postuar në “Instagram”, Tirana lajmëron zgjatjen e bashkëpunimit me ish-portierin e njohur shqiptar.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lamë pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu“, lexohet në komunikatën e Tiranës. /abcnews.al